E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sos, mijëra pasagjerë në mes të detit, kërkohet ndërhyrja e Kryeministrit Rama
Lajme

Sos, mijëra pasagjerë në mes të detit, kërkohet ndërhyrja e Kryeministrit Rama

Situate dramatike e pasagjerëve  në   tragetin Bridge, Ancona-Durrës . Kërkohet ndërhyrje  dhe bashkëveprim i kapitenerisë së Durrësit dhe autoriteteve portuale italiane.  Ata i kërkojne ndërhyrje dhe ndihmë Kryeministrit Rama për zgjidhjen e situatës së rëndë te mijërave turistëve dhe emigrantëve që presin të arrijnë në portin e Durrësit. Ne traget janë mbi 100 femije të vegjël disa prej  tyre të helmuar dhe në gjendje të rëndeuar shëndetësore. Ata kërkojnë ndihmë nga vetë Kryeministri Rama:

  I nderuar kryeministr I Shqipetareve.
Po ju shkruaj ne emer te mijera shqipetareve emigrante dhe qindra te huaj turiste, te gjithe ne tragetin Bridge, Ancona-Durres, nisur mbreme dt 28/07 ne oren 22:10 (mbi tre ore me vonese) dhe duhej te mberrinte ne Durres sot Dt 29/07 ne oren 15:00.
Fatekeqesisht per ne, sapo na komunikuan Qe per shkak defekti Qe ne fakt kishte Qe mbreme Dhe Eshte nisur me defekt, na komunikuan Qe do zbarkojme ne Durrës neser Dt 30/07 ne oren 07:00.

Sipas llogaritjeve te mia jo ekspert, me kete ritem Duhet te jemi realisht ne portin e Durresit Nga ora 23 sonte.
Por per shkak se mendoj nuk punon porti Durrës ne ate ore per kontroll etj, atehere detyrohemi te zbarkojme neser.
Dmth 36 ore peng ne mes te detit!

Sigurisht qeveria nuk na riparon dot motorrin e tragetit ne mes te detit, nuk na terheq dot se ska as mjete te tilla ndoshta…
–Por sigurisht qeveria mund te hapi portin per ceshtje emergjente edhe jashte orari.
–Mundet te lidhet me kapitenin aventurier Dhe te sigurohet Qe populli te kete te pakten ushqim Dhe uje.
–Te sigurohet Qe ne bord te kete mjek Qe ska ekzistuar kurre ne keto tragete ne meshire Te fatit (edhe Pse me ligj nderkombetar).
–Pastaj me qetesi, qeveria mund te analizoje te gjitha keto kompani hajdute me tragete per skrap Qe lyhen e perlyhen e ju rrasen Shqipetareve sikur Te ishin kafshe per trasport drejt thertores!
Ne keto koncesione do gjeni sigurisht edhe doren e ndonje barkderri politikan Qe ne dakordesi me biznesmen mafioza kane vite Qe pine gjak emigranti pa I shqetesuar as shteti e as Europa!

Pa permendur qe trageti Eshte plot (si gjithmone ne sezon) Dhe njerezit detyrohen te shtrihen e ulen ne cdo cep, me keq se neper filmat e olokausit.
Nuk po pernend as wi-fi Qe futet tek llukset, Por Qe Duhet te pres ne fakt per te derguar Cfare Po shkruaj…

Sapo Kane filluar edhe trazira ne bord, shumica Jane familjare Dhe ka plot femije, me te drejte kerkojne sistemim Dhe ushqim Qe ketu kushton qimet e kokes per emigrantin fatkeq…

Nuk Eshte normale Qe populli juaj te trajtohet historikisht si bageti per kasap. Dhe deri dje nuk ishte as faji juaj per kete gjendje, Por Qe sot e tutje ju lutemi te merrni masa edhe per kete ceshtje sic keni marre plot masa ne gjithe shqiperine.
Prandaj shumica e ketij populli ju do realisht, eshte ai populli i vuajtur, eshte pjesa me e madhe e shqiperise, Dhe jo pjesa e barkderrave qe jetuan mbi kurriz Te ketij populli!

Ju dua edhe une personalisht, ish emigrant Qe jam kthyer ne atdhe me projekte gjigande per ate vend Te shkrete. Dhe po i realizoj ato projekte edhe fale qeverisjes suaj, e cila ma Ka bere me te thjeshte jeten Dhe punen ne ate vend Te shkrete.

Me lejoni t’ju keshilloj te beni Nje udhetim surprize me keto tragete ne kete periudhe.
Jo vetem do shikonit e degjonit vete popullin me fort se ne degjesat Qe Po beni ne terren, por edhe vete ketij populli do i pelqente shume prezenca juaj.
Sepse eshte populli me I braktisur historikisht edhe Pse Eshte populli Qe mbajti gjalle shqiptaret per mbi 2 dekada, Dhe vazhdon ta beje sikur te ishte skllav i perjete i shtetit te tij!!!

Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,
me respekt, nga trageti aventuresk!
Ne mes te Adriatikut, Dt 29/07/2017 ora 13:40.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.