E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ALARM/PESTICIDET KONTRABANDË ‘PUSHTOJNË’ TREGUN, RREZIKSHMËRIA QË KANOS ÇDO DITË JETËN E KONSUMATORIT
Lajme

ALARM/PESTICIDET KONTRABANDË ‘PUSHTOJNË’ TREGUN, RREZIKSHMËRIA QË KANOS ÇDO DITË JETËN E KONSUMATORIT

Jeta jonë është gjithmonë e më shumë në rrezik!

Fenomeni i pesticideve kontrabandë që përdoren nga shumë fermerë mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për konsumatorët.

Çdo ditë e më shumë hasim përdorimin e tepërt të hormoneve dhe kimikateve në ushqimet që ne konsumojmë.

Ky është një problem shumë i madh dhe mjaft i rrezikshëm për jetën e njerëzve.

Por sa të mbrojtur jemi ne nga këto kimikate?

Që një produkt bujqësor të jetë i kontrolluar ai duhte të hyjë në tregun shqiptar i kontrolluar dhe i certifikuar. Por tashmë shumica e pesticideve që futen në tregun tonë janë ato kontrabandë të pakontrolluara dhe nuk plotësojnë asnjë standard për tu shitur e më pas për tu përdorur nga fermerët.

Si ndikon futja e mallrave bujqësorë kontrabandë drejtpërdrejt tek konsumatori?

Një produkt i ardhur në Shqipëri pa doganë shitet me një çmim më të lirë tek fermerët të cilëve u leverdis me shumë t’i blejnë pasi një produkt i kontrolluar dhe i importuar rregullisht ka një kosto më të lartë.

Por blerja me një çmim më të lirë i këtyre produkteve sjell përdorimin e tyre tek frutat dhe perimet në një masë më të madhe sesa ajo e lejuara.

Kimikatet e ndaluara që përdoren në shumë ferma, kryesisht hyjnë kontrabandë nga Greqia dhe përdorimi i tyre bëhet në mënyrë të fshehtë tek produktet që tregtohen në vendin tonë

Ky është një produkt i kontrabanduar në Shqipëri i cili nuk përmbush standardet për tu shitur në tregun shqiptar.

Që një produkt bujqësor të jetë i rregullt dhe pa rrezik duhet te ketë etiketën të përkthyer në gjuhën shqipe për të informuar rreth përdorimit fermerët.

Ligjërisht është e ndaluar që në tregun shqiptar të futen pesticide të cilat nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Këto produkte shiten hapur dhe pa asnjë problem nga persona të palicensuar.

Në këtë rast nuk merret fare parasysh rrezikshmëria që mund të sjellin këto produkte për jetën e fëmijëve dhe të çdo konsumatori në Shqipëri.

Screenshot_3.jpg

Ja Shembulli i një produkti të rregullt i cili është futur në tregun shqiptar pasi ka përmbushur kriteret për të qenë një produkt jo i rrezikshëm.

Shihet qartë etiketa në gjuhën shqipe dhe paketimi i cili është shumë i rëndësishëm.

Raste të pafundme të përdorimit e tepruar të stimulantëve dhe hormoneve, janë zbuluar në shumë emisione investigative por edhe nga vetë njerëzit të cilët denoncojnë çdo ditë të tilla raste.

Prandaj kjo është një situatë alarmante e cila po vë në rrezik jetët e të gjithëve ne.

Problemi më i madh fillon tek mosfunksionimi i rregullave strikte nëpër dogana të cilat lejojnë futjen e mallrave kontrabandë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.