Një tjetër kandidat “i rrëshket” Bashës, ja kush do të jetë deputeti i ri i “opozitës” në parlament
Një tjetër kandidat për deputet në listat e PD-së ka vendosur që t’i dalë kundër verdiktit të opozitës së bashkuar për lënien e mandateve.
I 35 në listën e kandidatëve të PS-së për Tiranën, kandidati Indrit Hoxha ka vendosur që të dorëzojë në KQZ dokumentat për të marrë mandatin e deputetit.
I riu ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pritet t’i bashkohet deputetëve të tjerë të “opozitës së re”.
Indrit Hoxha ka mbajtur postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së.
Ndërkohë që ai në CV e dorëzuar në KQZ thekson se ka punuar si nëpunës i administratës shtetërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



