Hahn: Nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë, trazirat efekt domino ne rajon
Nëse në qershor vendet anëtare do t’i mohonin Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore fillimin e negociatave për t’u bashkuar me BE, do të kishte pasoja dramatike për të dyja vendet dhe për të gjithë rajonin”.
Paralajmërimi vjen nga komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, sipas të cilis kjo do të kishte një “efekt negativ domino”.
Këshilli Evropian pritet që më 20 dhe 21 qershor të marrë vendimin përfundimtar për fillimin e negociatave të pranimit për Tiranën dhe Shkupin. Aktualisht shkruan ANSA, kundër janë Franca dhe Holanda.
Në rrezik, sipas komisionerit, është “besueshmëria e BE-së dhe ndikimi i saj në rajon”.
Hahn beson se “përparimi i rëndësishëm është bërë nga të dy vendet”, siç është reforma në drejtësi e kryer nga Tirana dhe marrëveshja historike midis Shkupit dhe Athinës.
“Për Maqedoninë Veriore një refuzim ose shtyrja e hapjes së negociatave do të ishte veçanërisht e rrezikshme“, theksoi Hahn në intervistën për gazetën gjermane “Handelsblatt”, duke paralajmëruar se nëse Shkupi zhgënjehet përsëri, “ekziston rreziku i një destabilizimi të brendshëm me pasoja për të gjithë rajonin“.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



