E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqi, ndërron jetë futbollisti i kombëtares çeke
Sport

Turqi, ndërron jetë futbollisti i kombëtares çeke

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit mbrëmjen e djeshme. Futbollisti çek i Alaniasporit, Josef Sural, mbeti i vdekur pas një aksidenti, teksa po udhëtonte me një minibus privat pas përfundimit të sfidë ndaj Kajserisporit e vlefshme për Superligën turke.

aksidentohet-minibusi-i-ekipit-humb-jeten-sulmuesi-i-alanyasporit_5cc6a5aa19953

 

28-vjeçari, i cili ishte pjesë e kombëtares së Çekisë gjendej në minibus së bashku me 6 shokë të tjerë të skuadrës, teksa sulmuesi çek mbeti i vdekur, ndërsa futbollistët e tjerë të Alaniasporit pësuan lëndime.

Lajmi tragjik është bërë publik nga klubi turk nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Sural nuk u aktivizua në sfidën e ditës së djeshme që përfundoi në barazim 1-1, teksa kthimi nga transferta e Kajserisporit rezultoi fatale.

Aytemiz Alanyaspor

✔@Alanyaspor

Kayseri deplasmanı dönüşü 7 futbolcumuzu taşıyan özel minibüsün yaptığı kazada ağır yaralanan Çek futbolcumuz Josef Sural Alanya Özel Anadolu Hastanesi’nde yapılan tüm müdahalelere rağmen kurtarılamadı. Başımız sağolsun.

13K people are talking about this

Mësohet se në minibus kanë qenë të pranishëm edhe ish-sulmuesi i Njukastëllit, Papi Sise si dhe futbollisti tjetër i njohur Stiven Kaulker.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.