E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja e Agron (Geron) Xhafaj,  një  nga  themelueset  e Partisë së  Patozit ‘Bindja Demokratike”.
Politikë

Gruaja e Agron (Geron) Xhafaj, një nga themelueset e Partisë së Patozit ‘Bindja Demokratike”.

Gruaja e Agron (Geron) Xhafaj, është një nga firmëtaret e krijimit të Partisë së Patozit ‘Bindja Demokratike”.

Zbulimi është bërë nga gazeta ‘Panorama’, e cila shkruan se në dokumentin e depozituar në Gjykatë, një nga firmëtaret është Etleva Përparim Xhafaj, që rezulton të jetë bashkëshortja e Geron Xhafajt, vëllai të ish-ministtrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,

Zonja Xhafaj sipas dokumentit është banuese në Vlorë.

Bashkëshorti i saj Agron (Geron) Xhafaj ndodhet prej një vit në një burg në Romës, aty ku po vuan dënimin për trafik të lëndëve narkotike.

Xhafaj u kap në përgjimet e ‘Babale 1’, ndërsa u zbulua teksa po ndihmonte shtetasin Albert Veliu për të kaluar një sasi lënde narkotike drejt Italisë.

Besoj askush nuk beson që bashkëshortja e Geron Xhafaj të jetë me bindje të djathta apo të besoj te Bindja Demokratike e Patozit sa për ta kthyer atë në opozitën e Edi Ramën. Vetëm pak ditë më parë u denoncua një tjetër rast ku gjoja katër firmëtarë kishin firmosur për themelimin e Bindjes Demokratike që gjë rezultoi të ishte e pavërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.