E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Perandori japonez Akihito 85-vjeçar sot i lë frontin djalit  arsyeja….
Bota

Perandori japonez Akihito 85-vjeçar sot i lë frontin djalit arsyeja….

Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez që abdikon pas më shumë se 200 vjetësh. Ceremonitë të martën filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios.

85-vjeçarit i është dhënë leje për të lënë fronin, pasi ai nuk ndihet në gjendje të përmbushë rolin e tij për shkak të moshës së tij dhe shëndetit në rënie.

Djali i tij, Princi i Kurorës, Naruhito, do të ngjitet në Fronin Takamikura ditën tjetër, duke shënuar fillimin e një ere të re.

Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike, por shërben si simbol kombëtar.

Mbretërimi i Perandorit Akihito është karakterizuar nga marrëdhëniet e tij me njerëzit që vuajnë nga sëmundje dhe fatkeqësi, që e kanë bërë atë të dashur për shumë japonezë.

Në ceremonitë e para private të ditës, perandori ia bëri të ditur largimin e tij nga froni, parardhësve mitologjikë të familjes perandorake japoneze.

Çfarë do të ndodhë në ceremoninë e abdikimit?

Taiirei-Seiden-nogi ose Ceremonia kryesore e Abdikimit të Madhërisë së Tij perandorit pritet të zhvillohet në sallën shtetërore matsu-no-Ma të Pallatit Perandorak.

Ajo fillon në orën 17:00 me orën lokale (8:00 GMT) me perandorin Akihito dhe perandoren Michiko që hyjnë ën dhomë dhe zgjt rreth 10 minuta. Mbi 330 pjesëmarrës do të jenë të pranishëm.

Ceremonia do të përfundojë kur Akihito të bëjë fjalimin e tij të fundit si perandor, megjithatë teknikisht ai mbetet perandor deri në mesnatë.

Ngjarja e kësaj të marte është e para për cilindo njeri të gjallë në këtë botë që të shikojë një ceremoni abdikimi nga froni japonez.

Të mërkurën në mëngjes, Princi i Kurorës Naruhito do të trashëgojë Thesarin Perandorak në ritualin e tij të parë si Perandor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.