E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RRAHU RËNDË NJË DJALË, ARRESTOHET PAS DY VITESH E GJYSMË I RIU NË TIRANË
Lajme

RRAHU RËNDË NJË DJALË, ARRESTOHET PAS DY VITESH E GJYSMË I RIU NË TIRANË

Është arrestuar në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Vlorës.

Bëhet fjalë për 50 vjeçarin me iniciale E.A., banues në Sarandë, i cili u vu në pranga pas sinjalizimit nga qytetarët.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pë të riun, pasi në dhjetor të vitit 2016 në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Qytetarët telefonojnë në numrin unik 112 në DVP Tiranë, Policia vë në pranga të kërkuarin.

Forcat “Shqiponja” në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën “George Ë. Bush”, kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më  datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.