KISHTE KTHYER APARTAMENTIN NË MAGAZINË DROGE, PRANGOSET SHQIPTARI NË ITALI
Policia italiane ka vënë në pranga shqiptar, pasi kultivonte drogë në banesën e tij në Torre Angela.
Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçari me iniciale L.E., e kishte kthyer apartamentin e tij në magazinë droge.
Autoritetet e shtetit fqinj kishin pikasur lëvizje të dyshimta dhe për këtë arsye u vunë në ndjekje të tij
Shqiptarit iu gjetën një tufë çelësash, njëri prej të cilëve ishte i shtëpisë ku kultivonte drogën.
Polica sekuestroi qindra doza me kokainë, hashash, marijuanë, të paketuar dhe gati për t’u hedhur në treg.
Gjithashtu 36-vjeçarit iu gjet edhe një armë tip “Beretë”, kalibri 7.65 si dhe një karikator i mbushur, e cila rezultoi se ishte përdorur për një grabitje në Siena në 2014-ën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



