E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REFUZOI TITULLIN ‘QYTETAR NDERI’, SHEMSI PRENÇI SHPËRTHEN NDAJ RAMËS: NUK IA FAL VETES KURRË GABIMIN QË PUNOVA ME TË, ERDHI NË PUSHTET ME PARRULLAT…(E PLOTË)
Politikë

REFUZOI TITULLIN ‘QYTETAR NDERI’, SHEMSI PRENÇI SHPËRTHEN NDAJ RAMËS: NUK IA FAL VETES KURRË GABIMIN QË PUNOVA ME TË, ERDHI NË PUSHTET ME PARRULLAT…(E PLOTË)

Sipas Prençit kjo është servilizëm dhe papërgjegjshmëri e të zgjedhurve në këtë bashki. Në një koment pak orë më parë në profilin e tij, mes të tjerash ish zyrtari shpjegon sipas tij edhe arsyen pse kryeministri nuk e pranoi titullin.

“Rilindja me në krye Edvin Ramën( për të cilën kam kontribuar dhe unë e që nuk do ia fal vetes kurrë këtë gabim), erdhi në pushtet me parullat: “ Berisha i la rruget rrugëve”, ndërsa sot pas 6 vite nën pushtetin e Rilindjes, rrugët dhe infrastruktura janë 6 herë më keq’, shptehet ai, ndërsa e cilëson si gabimin e tij më të madh që ka punuar me këtë qeveri.

Komenti i plotë:

Servilizmi dhe papergjegjshmëria e të zgjedhurve në bashkinë Diber. . .

Të nderuar qytetarë të bashkisë Dibër!

Sot me keqardhje kam mësuar veprimet e papërgjeshme dhe servilizmin e të zgjedhurve në bashkinë Diber, të cilët propozuan dhe miratuan si “qytetar nderi” kryeministrin aktual të Shqiperisë Edvin Rama.

Po sot kam mësuar se ky i fundit nuk e ka pranuar titullin “ qytetar nderi” i bashkisë Dibër. . .

Të parët nuk e dinë se përse dhe për çfarë e kanë propozuar dhe vendosur për t’ja dhënë këtë titull, ndërsa kryeministri e di shumë mirë përse nuk e pranon këtë titull në Dibër……!

Para disa ditësh kam hedhur një status në faqe me titullin:

“ Abuzimi i të zgjedhurve me titujt “Qytetar nderi”.

Sikur ta dija se do plaste dhe në Dibër…..!

Rilindja me në krye Edvin Ramën( për të cilën kam kontribuar dhe unë e që nuk do ia fal vetes kurrë këtë gabim), erdhi në pushtet me parullat: “ Berisha i la rruget rrugëve”, ndërsa sot pas 6 vite nën pushtetin e Rilindjes, rrugët dhe infrastruktura janë 6 herë më keq.

Në Dibër nuk është përmirsuar asnjë rrugë e po kështu edhe në gjithë Shqipërinë e këtë e provojnë më së miri Dibranët në Klos- Burrel dhe Burrel- Rrëshen ose Burrel- Skuraj, ndërsa Rama tani udhëton me helikopter e po kështu dhe Gaçka e Mbrojtjes ose “MISS Çadra RILINDJA”.

Përsa i përket Rrugës së “ ARBRIT”, duhet të presim pak e ne si Dibran duhet të jemi më të durueshem e të mos bëjmë “ dasëm pa nuse” se kemi 30 vjet në “dasëm pa nuse”…..!

Pavarsisht se era e keqe e “krushqisë së këtij konçesioni” kundërmon shuuuuumë larg dhe fatura shuuuuumë marramendëse, por mbi të gjitha ecuria me hapin e breshkës e kjo jo për fajin e Konçesionarit, por për tepsinë e Edvinit dhe Olsit.

Gjithësesi ju bëj thirrje të zgjedhurve në Dibër:

Ndaljani vrapin titujve të pamerituar se ai e di mirë se nuk e meriton, ndaj nuk pranon titull honorifik në Dibër se vargjet e kësaj “kënge” i di shumë mirë dhe Edvini me shokët e Rilindjës, por nuk kanë zë ta këndojnë……!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.