E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Plehrat”  qytetarët kërkojnë takim me Xhelal Mziun
Lajme

“Plehrat” qytetarët kërkojnë takim me Xhelal Mziun

“Plehrat” përplasin qytetarët me policinë, kërkojnë takim me Xhelal Mziun'Plehrat' përplasin qytetarët me policinë, kërkojnë takim me Xhelal Mziun

Qytetarët e Kamzës janë duke protestuar para bashkisë kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies në lumin e Tërkuzës.

Ata kanë hyrë në ambjentet e  Bashkisë për t’u takuara me kryetarin Xhelal Mziu. Mziu nuk ka pranuar të takohet me qytetarët, me pretekstin se ata nuk kanë paguara taksat.

Ndërkohë qytetarët kanë bllokuar rrugët dhe insistojnë për gjetjene e një marrëveshje  me Mziun. Ata janë përplasur dhe me forcat e policisë, të cilat kanë ndaluar hyrjen e tyre në ambjentet e bashkisë.

Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ata anohen se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive.

Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të mos hedhur mbetjet në lumin e Tërkuzës dhe djegien e tyre., duke shkakatuar ndotje masive të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.