E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRASJA NË ISH-BLLOK, LIROHET ME GARANCI PASURORE ERVIS MARTINAJ
Lajme

VRASJA NË ISH-BLLOK, LIROHET ME GARANCI PASURORE ERVIS MARTINAJ

Gjykata Apelit në Tiranë  ka vendosur lirimin me garanci pasurore 5 milionë lekë për Ervis Martinaj, i përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut.

Kujtojmë që më datë 4 tetor 2018 në zonën e  ish Bllokut, pas një konflikti me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.