VIDEO/ Si i besoi Ambasada Amerikane gënjeshtrës së Ramës dhe uroi shqiptarët për hapjen e negociatave
Më 27 qershor 2018, kryeministri Rama tha para shqiptarëve se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian ishin hapur dhe se do të duheshin 12 muaj që vendimi të merrte formë zyrtare.
Në fakt kjo ishte një gënjeshtër e Ramës, pasi edhe një vit më pas negociatat nuk janë hapur.
Dhe për ta përforcuar në atë kohë gënjeshtrën e tij, Rama e shoqëroi mashtrimin e tij me një festë ku dekoroi katër ambasadorë shqiptarë në vendet e BE-së, për gjoja punën që ata kishin bërë për të bindur këto vende anëtare, për hapjen e negociatave.
Por pre e gënjeshtrës së Ramës ra edhe Ambasada Amerikane, e cila edhe ajo duke i besuar Ramës, i uroi shqiptarëve për hapjen e negociatave.

Pas Samitit të Berlinit, kryeministri Rama e ka pranuar gënjeshtrën e një viti më parë, ku ka pranuar se negociatat të cilat i kishte konsideruar të hapura, në fakt nuk do të hapen jo vetëm në qershor të këtij viti por po diskutohen dhe janë në dyshim edhe për shtatorin 2019.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



