E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan i kujton borxhin Evropës dhe paralajmëron: Jeni në paqe falë nesh, por nuk do lejojmë që…
Bota

Erdogan i kujton borxhin Evropës dhe paralajmëron: Jeni në paqe falë nesh, por nuk do lejojmë që…

Evropa i ka borxh Turqisë për strehimin e katër milionë refugjatëve, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

 

 

“Nëse shtetet evropiane jetojnë në paqe sot, ajo është falë Turqisë për strehimin e katër milionë refugjatëve”, tha presidenti Erdoğan në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, ku ai morri pjesë në një eveniment mbi inovacionet.

Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët në përpjekje për të kaluar në Evropë, veçanërisht nga viti 2011, me fillimin e luftës civile në Siri.

Duke nënvizuar se Turqia nuk ka mundur të gjejë mbështetje të mjaftueshme në përpjekjet e saj për të rindërtuar sigurinë e Sirisë, Erdoğan tha se Turqia nuk do të lejojë të mbetet në Siri çfarëdo kërcënimi ndaj saj.

Ai theksoi se shteti i tij do të vazhdojë luftën derisa e gjithë Siria t’i dorëzohet “pronarit të vërtetë, popullit sirian”.

“Çdo veprim ekonomik dhe politik kundër pavarësisë së shtetit tonë është i destinuar të dështojë”, tha Erdoğan.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj protestave pro-demokratike.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), qindra mijëra civilë kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur si pasojë e konfliktit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.