E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARESTOHET TEK “KOMUNA E PARISIT” i shumëkërkuari
Lajme

ARESTOHET TEK “KOMUNA E PARISIT” i shumëkërkuari

Mesditën e sotme forca të shumta policie blinduan ‘Komunën e Parisit’ në Tiranë.

Policia bën me dije se forcat RENEA dhe FNSH vunë në pranga shtetasin Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër.

Pas informacioneve se kishte marrë një banesë me qera në Komunënn e Parisit, autoritetet vunë në pranga të shumëkërkuarin, i cili është pjestar i një grupi kriminal.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Operacion për kapjen e personave  në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet me sukses operacioni policor  “Kompleksi”

Kapet dhe arrestohet një pjestar i një grupi kriminal.

Arrestohet  edhe një  shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit

Operacioni  nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH  e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Operacioni  u zhvillua në lagjen “Komuna e Parisit”, Tiranë, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Po gjatë operacionit  u arrestua ne flagrance dhe  shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme,  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.