E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha e Berisha homazhe në varrezat e dëshmorëve/ Ditë reflektimi për t’u bashkuar në mbrojtje të lirisë
Politikë

Basha e Berisha homazhe në varrezat e dëshmorëve/ Ditë reflektimi për t’u bashkuar në mbrojtje të lirisë

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, kanë bërë sot homazhe te Monumenti Nënë Shqipëri, me rastin e ditës së dëshmorëve të Atdheut.

Gjithashtu, Basha e Berisha kanë bërë homazhe edhe në vendin ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari.

Në Diën e Dëshmorëve, Basha gjithashtu ka bërë homazhe edhe në vendin ku prehen 22 intelektualët e pushkatuar në regjimin komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

“Sot është dita kur kombi shqiptar nderon të rënët, të rënët për lirinë kombëtare, kundër pushtuesve, për liri dhe demokraci. Është një ditë nderimi, respekti, mirënjohjeje e thellë kombëtare, patriotike dhe individuale ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që   flijuan jetët e tyre në altarin e lirisë kombëtare.

Është po kështu një ditë reflektimi për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.

Përkulem me respekt përpara dëshmorëve të Luftës Antifashiste, duke filluar nga dëshmori i parë Mujo Ulqinaku. Kujtojmë me respekt ata që ranë fli për atdheun dhe u burgosën nga diktatura. Përulem me respekt para bijve të Kosovës, Preshevës që luftuan për lirinë. Është dita që gjithsecili të ndjeë peshën e sakrificës të tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha kreu demokrat në një prononcim për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.