EMRAT/ Plagosja me thikë në Velipojë, arrestohet autori. Policia jep detajet
Plagoset nje shtetas ne plazhin e Velipojes, Alfons Ndoka, ndersa ende jane te paqarta shkaqet, por mesohet se pas nje konflikti me nje tjeter person, ai eshte qelluar me thike.
Policia niset drejt vendit te ngjarjes, ndersa i riu eshte transportuar me ambulance drejt Shkodres, ndersa ne pranga ka rene Vate Lisaj.
“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



