E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitë   në  bazen ushtarake Letoni
Lajme

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitë në bazen ushtarake Letoni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka nderprere viziten zyrtate ne Itali ku do te takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta.

Burime nga ministria bejne me dije se ministrja do te mberrije ne Letoni (Riga) rreth mesdites ku fillimisht do te vizitoje dy efektivet e plagosur e me pas do te udhetoje per ne bazen Camp Adazi per te takuar kontigjentin shqiptar atje. Nderkohe, pak minuta me pare ne bazen ushtarake u zhvillua ceremonia e nderimit per nentetare Hasanaj.

Po kush jane janë 3 efektivët e Forcave të Aramtosura, Hasanaj qe vdiq ne vend dhe dy te tjeret qe mbeten te plagosur. Ja skedat e tyre

TË DHËNA PËR N/TETAR ZARIFE HASANAJ

N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:

Gjendja familjare:
• Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla  dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.

zarife

Arsimimi:
• Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
• Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili                 “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.
Kualifikimet
• Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
• Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Gradimi dhe punësimi:

• Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013,  titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20.Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

tanushi

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ

Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

kapaj

Gjendja familjare:
Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër. Jeton me prindërit

Arsimimi:
Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Kurse
• Ka kryher kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)
• Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Gradimi dhe punësimi:

• Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

Medalje :
1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.
2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.