E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjesë e bandës së drogës, kush është djali i themeluesit të PS-së së Sarandës që dështoi të marrë në dorë FRESSH-in
Lajme

Pjesë e bandës së drogës, kush është djali i themeluesit të PS-së së Sarandës që dështoi të marrë në dorë FRESSH-in

FNSH zhviloi ditën e djeshme një operacion të koordinuar me forcat speciale të Greiqsë në Sarandë. Ata shkatërruan një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj. Roli i tij nuk është ende i qartë, ndërsa dyshohet se është zbuluar nga përgjimi i bisedave telefonike nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas hetimeve, rezulton se Llanaj është anëtar aktiv i bandës, e cila trafikonte drogën nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Igumenica.  Florenc Llanaj, ëshë djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj, i cili ka themeluar PS-në në Sarandë, ndërsa ka qenë edhe deputet në vitet 1997-2001.

Më pas ai emërohet prefekt në Gjirokastër dhe më pas drejtor i Hidrocentralit të Bistricës. Në 2014-ën ai emërohet në krye të Zyrës Arsimore të Sarandës dhe një vit më vonë doli në pension.

Djali i tij, Florenc Llanaj, ka kandiduar dy herë për kryetar të FRESSH por nuk ka fituar, shkruan Pamfleti. Në 2012-ën Florenc Llanajka punuar si financier në Bashkinë e Sarandës. Ai është pjesë aktive e PS-së në Sarandë, ndërsa prej kohësh mbante postin e zv. drejtorit ekonomik së Spitalin e Sarandës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.