E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tkurret më tej popullsia, ja sa banorë ka Shqipëria
Lajme

Tkurret më tej popullsia, ja sa banorë ka Shqipëria

Na pushtoi roma, bizanti, turku, italiani, gjermani. Na sundoi 45 vite diktatura e Enver Hoxhës. E megjithatë popullata gjithnjë ka qenë në rritje. Herë pak e herë më shumë, por jemi shtuar si komb. Deri vitin që shkoi.
Vitin që shkoi popullata ka rënë me 0.3%.
Viti i rilindjes!

Tkurret më tej popullsia e Shqipërisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar të këtij viti, popullsia rezultoi 2.86 milionë banorë duke pësuar rënie prej 0.3 %, kundrejt një viti më parë.

Numri i lindjeve vazhdon të tejkalojë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve.

Ndërkaq, INSTAT konstaton ulje të numrit të të rinjve dhe rritje të numrit të të moshuarve, çka përkthehet me plakje të popullsisë.

Vetëm 3 qarqe pësuan rritje të popullsisë gjatë vitit të kaluar: përkatësisht Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Të gjitha qarqet e tjera pësuan një tkurrje. Gjirokastra paraqet numrin më të ulët të popullsisë, duke zënë 2.1 % të popullsisë gjithsej, i ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili zë 2.7 % të saj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.