E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI ME MASHTRIMIN, LOREDANA RREZIKON TË DËBOHET NGA ZVICRA
Showbiz

SKANDALI ME MASHTRIMIN, LOREDANA RREZIKON TË DËBOHET NGA ZVICRA

Reperja e njohur kosovare Loredana Zefi vazhdon të marrë vëmendje në Zvicër me skandalin e fundit, pasi akuzohet se ka mashtruar një çift zvicerian duke u marrë 700 mijë franga.

Për shkak të akuzës së rëndë, Loredana rrezikon 5 vjet burg nëse vërtetohen akuzat ndaj saj. Mirëpo, siç raportojnë mediat atje, reperja mund të deportohet në Kosovë pas vuajtjes së dënimit sepse ajo nuk ka pasaportë zvicerane.

Ndërkohë, vëllai i saj Fatoni është dëbuar nga Zvicra pas 73 dënimeve në vitin 2016. Blick.ch ka raportuar se Loredana ka vetëm nënshtetësi kosovare. Një natyralizim, që Loredana e kishte kërkuar në Emmen, iu refuzua asaj në fund të vitit 2013. Arysyeja është e paqartë.

Nga ana tjetër Loredana i ka mohuar të gjitha akuzat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.