BASHA THIRRJE NDËRKOMBËTARËVE: MIRËPRES ANGAZHIMIN TUAJ, JEMI GATI PËR PËRFSHIRJE
Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp i bëri thirrje ndërkombëtarëve se është gati të përfshihet për zgjidhjen e ngërçit politik.
Basha deklaroi se e mirëpret angazhimin e ndërkombëtarëve dhe do të përfshihet në një proces politik me ndërhyrjen e tyre, por theksoi se kushti i tij është largimi i kryeministrit Edi Rama.
‘Gjatë 24 orëve të fundit jam njohur me platformat e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e situatës në vend. Ju kam komunikuar atyre se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces politik me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik me një qeveri tranzitore’, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



