E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk i ndal as shiu, jo më Rama”/ Çfarë pritet të ndodhë nesër, Basha zbardh planin: Do takohemi për..
Lajme

“Nuk i ndal as shiu, jo më Rama”/ Çfarë pritet të ndodhë nesër, Basha zbardh planin: Do takohemi për..

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi vijimin e aksionit të mëtejshëm opozitar me protesta të mëdha.

bashakonference (3)

Gjatë konferencës me gazetar, kreu demokrat tha se të mërkurën ka thërritur.

Basha tha se do të vazhdojnë sërish me protestat, ndërsa u shpreha se protestuesit “nuk i ndali as shiu, e jo më Edi Rama që nuk i ndal”.

“Zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri i krimit duhet të largohet, një qeveri tranzitore, një dialog gjithëpartiak dhe transparent, për të stabilizuar gjendjen e rëndë të rendit edhe kushtetues dhe për t’i hapur rrugë një dialogu më të gjerë për t’i kthyer shqiptarëve lirinë për të votuar.

Ne do të vazhdojmë aksionin tonë ku do të ndërthuren protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria me ofertën për qeveri tranzitore. Zgjedhje të diktuara nga krimit, zgjedhje false, zgjedhje të marra peng nga krimi i organizuar nuk do të ketë më në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë që sot kumbon nga çdo cep i Shqipërisë.

Nesër kam thirrur forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik. Ky është momenti për të intensifikuar dhe vazhduar me vendosmëri betejën tonë. Nesër do t’ju informojmë mbi agjendën politike të opozitës”, tha Basha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.