E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BURG PËR 20 PROTESTUESIT E OPOZITËS, LSI SULMON GJYQTARËT: SHËRBËTORË TË KRIMIT, NUK E NDALIN DOT REVOLTËN E QYTETARËVE
Politikë

BURG PËR 20 PROTESTUESIT E OPOZITËS, LSI SULMON GJYQTARËT: SHËRBËTORË TË KRIMIT, NUK E NDALIN DOT REVOLTËN E QYTETARËVE

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për vendimin e Gjyatës së Tiranës sot, e cila la në burg 20 protestues të opozitës.

Në reagimin e saj LSI, sulmon gjyqtarët që kanë dhënë vendimin, duke i quajtur ata shërbëtorë të krimit, të cilët nuk e ndalin dot revoltën e qytetarëve.

‘Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!’, thuhet ndër të tjera në reagim.

REAGIMI I PLOTË I LSI:

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!

Nga ana tjetër, është dëshmia e radhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë  se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjëve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.