Arrestohet studentja që i tha ambasadorit të OSBE-së : Të të vijë turp!
Ana Azizaj është marrë nga policia në mes të natës vetëm për ti bërë presion për atë që mazhoranca po e quan “kërcënim” ndaj diplomatit.
Një grup të rinjsh shkuan të shtunën në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt, Me duartrokitje dhe në kor në anglisht ata lëshuan parullën: Borchardt turp për ju! Po ashtu, parulla u shkrua edhe në hollin e pallatit!

Reagimi i plotë i Dritan Kabës:
Tani sa eshte shoqeruar per ne polici Ana Azizaj, studente! Dora e saj shkroi ate parrulle qe te gjithe shqiptaret e kane thene me goje, mendje dhe zemer per kete palaço si Borchardt! Ky palaço dhe te gjithe ata qe mendojne qe mund te trembin rinine me veprime banditeske te tilla do ju behet “ferra Brahim” nga shoket e shoqet e saj.
Plehra! Ajo eshte nje vajze e shkelqyer, studente ekselente, trime, kurajoze. Ajo eshte ne fakt nje shembull si duhen te jene te rinjte sot. Pa komplekse, te vendosur ne rrugen e tyre, luftetare te demokracise! Ana nuk hesht. Nuk do te arrije dot t’i mbyllin gojen. Jam me ty Ana Azizaj!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



