E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbërrin sot në atdhe trupi i Klodian Tanushit
Lajme

Mbërrin sot në atdhe trupi i Klodian Tanushit

Mbërrin sot në Tiranë trupi i majorit Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë në Letoni, pas shpërthimit të një mine gjatë misionit me forcat e NATO.

Majori Klodian Tanushi ra në krye të detyrës, gjatë misionit të NATO në Letoni. Trupi i pajetë i majorit mbërrin në orën 12.45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe do përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.