VIDEO/Hajduti tenton t’i vjedhë çantën, momenti kur hajduti tërheq zvarrë nëpër shkallë gruan dhe vajzën e saj të vogël
Në përpjekje për t’i rrëmbyer çantën, një hajdut ka tërhequr zvarrë nëpër shkallë një grua së bashku me vajzën e saj të vogël.
Ngjarja ndodhi në Kaliforninë Veriore, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Pablo Cabrera, 26-vjeç. Gruaja së bashku me të bijën po ecnin krah për krah, para se të sulmohej nga 26-vjeçari duke e tronditur dhe duke e përplasur atë nëpër shkallë.
Cabrera u arrestua në rezidencën e tij në San Jose, ku detektivët gjetën dëshmi shtesë duke e lidhur atë me plaçkitjet e tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



