E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Richard Quest  gazetari i njohur i CNN, Richard Quest
Lajme

Arrestohet Richard Quest gazetari i njohur i CNN, Richard Quest

SKANDALI/ Gazetari i preferuar i Edi Ramën arrestohet me drogë e skandal homoseksual

 

Eshtë arrestuar në “Central Park” në New York gazetari i njohur i CNN, Richard Quest i cili në prill të vitit të kaluar pati në një intervistë kryeministrin Edi Rama.

Sipas mediave amerikane, gazetari është gjetur me një sasi droge në xhepin e tij, një litar rreth qafës qëndronte i lidhur në organin e tij gjenital dhe një lodër seksi.

Richard Quest – i njohur për stilin e tij të shfrenuar të jetës – u arrestua në orën  3.40 të mëngjesit të së premtes, pothuajse tri orë pas mbylljes së Parkut.

Fillimisht ai u arrestua sepse po endej nëpër ambientet e parkut jashtë orarit zyrtar të tij, njofton  New York Post. Më pas një polic vuri re litarin e çuditshëm dhe një çantë të vogël amfetaminash në xhepin e tij të majtë. Gazeta shkruan, se fillimisht nuk ka qenë e qartë arsyeja për të cilën litari përdorej.

Quest, 46 vjeç, konfirmoi përmbajtjen e çantës duke u shprehur: “Kam disa mente në xhep”. Sipas faqes zyrtare të CNN, Quest, “është një nga njerëzit më të njohur në skuadrën e  CNN”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.