Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Vettingun në polici
Në foltore doli vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të hedhur poshtë argumentet e Presidentit se qeveria po ndikon politikisht procesin me ndryshimet e reja.
Në mungesë të opozitës, asaj jashtë parlamentare, kreun e shtetit e mori në mbrojtje deputetja e listës së LSI-së Edlira Hyseni. Deputetet e tjerë të opozitës treguan se hallin e kishin diku tjetër. Frikën për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha e shprehu më fort Rudina Hajdari.
Seanca nisi me betimin e 12 deputetëve të rinj nga lista e PD+LSI, mes tyre edhe 4 socialiste, të cilët zëndëvendësuan kolegët që zgjodhën të garojnë për kryetar bashkie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



