Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Marash Qerimin, i arrestuar për dhunë në protrestën e 11 majit.
40-vjeçarin nga Tropoja me banim në Tiranë ka mbetur në burg, pasi akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Mësohet se 40 vjeçari gjatë protestës ka goditur forcat e policisë me koktej Molotov, fishekzjarre, flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e 40 vjeçarit nëpërmjet pamjeve filmike, ndërsa gjatë arrestimit, ai ka kundërshtuar efektivët e policisë, duke i goditur ato.



