E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
5 ORË NË PYETJE TE KRIMET E RËNDA, ÇFARË THA VANGJUSH DAKO PËRPARA PROKURORËVE
Politikë

5 ORË NË PYETJE TE KRIMET E RËNDA, ÇFARË THA VANGJUSH DAKO PËRPARA PROKURORËVE

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është marrë në pyetje për rreth 5 orë në Prokurorinë e Krmive të Randa në lidhje me ‘Dosjen 339’.

Dako është pyetur ditën e enjte nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi nga ora 15:00 deri në orën 20:00. Por çfarë ka thnë kryebashkiaku gjatë marrjes në pyetje?

Hetimet për shitblerjen e votave ose dosjen 339 kanë marrë një kthesë dinamike pasi nga përgjimet kanë dalë detaje të reja ku implikohen gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues të tjerë lokalë.

Hetimet janë tepër sekrete, ndërkohë Vangjush Dako është marrë në pyetje si person që ka dijeni.

‘Hetimet për dosjen Vol-vo 4 kanë marrë një kthesë dinamike. Gjatë ditës së sotme është refuzuar kërkesa e Niçes për lirim, duke u lënë në arrest me burg. Burime të Top Channel kanë bërë të ditur se zoti Dako është pyetur gjatë së enjtes nga ora 15 deri në orën 20. Ato nuk japin asnjë detaj gjatë kësaj seance, ku pyetjet janë bërë nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë.

Për shumë persona janë zbardhur mjaft përgjime, për sa kohë që siç tha Arta Marku janë 700 CD të pazbardhura. Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës e deri te ato të lidhura me çështjet e zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë. Hetimet janë mjaft sekrete, por kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.