Ish-ministri i PS :Veliaj më keq se Sudja…
Arben Malaj, ish-ministër i PS-së, ka preferuar të përdorë një batutë në rastin e Bashkisë së Tiranës, duke e krahasuar me Suden, njërën prej firmave piramidale në Shqipëri mbi 22 vjet më parë.
Malaj tha se në një shtet ku thuhet se nuk e ndryshojmë dot sistemin, dhe qytetarët detyrohen të paguajnë sepse ai punonjësi atje nuk fut duart në sistem, ky është një nga momentet që qytetarët ndjehen të braktisur.
Arben Malaj u shpreh:
Sot kemi një qeverisje të kapur nga konçensionet, nga tenderat pa garë. E dini ju sa gjoba paguajnë shqiptarët vetëm e vetëm se të thonë e ke emrin në sistem dhe nuk mund të ndërhyhet? E dini ju që Bashkia e Tiranës e ka përqindjen më të lartë se Sudja, 2 %”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



