Ndërron “bindje” dhe dorëhiqet kandidati i “Bindjes Demokratike” për Kamzën: Kam shqetësime me…
Një tjetër kandidat i partisë Bindja Demokratike, pas kandidatit për Bashkinë e Kavajës, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mësohet se bëhet fjalë për kandidatin e bashkisë së Kamzes, Ylber Gjeta, i cili ka paraqitur sot në KQZ, kërkesën për dorëheqje.

Në letrën e tij sqarohet se ishin shkaqet shëndetësore dhe nevoja për kryerjen sa më parë të një ndërhyrje kirurgjikale ato që e pamundësonin vijimin e garës.
Gjeta bëhet kështu kandidati i katërt pas Salvador Kaçajt në Lezhë, Bledar Sinellës në Kavajë dhe Devi Hebibasit në Skrapar, që kërkojnë tërheqjen nga gara.
Reagimi i plotë i Gjetës:
“Ne detyrim moral ndaj mbeshtetesve te mi te cilet me kane inkurajuar dhe me jane gjendur perhere ne krah ne misionet e mia politike po bej publike aktin e doreheqjes dorezuar sot prane KQZ:
Te nderuar Anetar te KQZ
Të nderuar votues të Bashkisë Kamëz,
Të dashur Miq
Dita e sotme ka qenë një ditë tepër e vështirë për mua dhe familjen time.
Prej disa kohësh kam konstatuar disa shqetësime me shëndetin tim dhe pas konsultimit me disa mjek qe unë i kam miq te mi, sipas keshillave te tyre une duhet te bej nje vizite te detajuar mjeksore jashte vendit.
Në këto kushte e kam të pamundur ta vijoj më tej garën time si Kandidat për Kryetar Bashkie të Kamzës.
Per keto arsye une jap doreheqje te parevokueshme nga kandidimi per Kryetar te Bashkise Kamez.
Deklaroj se ne kete moment mungon vullneti im per te kandiduar si kusht i nevojshem sipas nenit 72 te kodit zgjedhor.
Duke ju falenderuar!
Ylber Gjeta”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



