E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Safet Gjici prek me videon e publikuar ne rrjetet e tij sociale dhe mesazhin qe percjell : “Jeta është e çmuar…
Lajme

Safet Gjici prek me videon e publikuar ne rrjetet e tij sociale dhe mesazhin qe percjell : “Jeta është e çmuar…

Ditën e sotme presidenti i Kuksit ,Safet Gjici ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video mjaft prekëse dhe humane në të cilën paraqet nje mesazh të qartë në muajin e madherishëm te Ramazanit : “Jeta është e çmuar, ndaj secili prej nesh të jetë më afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë”

Ndër te tjera ai shpreh ”

Jeta më ka takuar me njerëz të fortë, prej të cilëve kam mësuar shumë gjëra.

Njerëz që nuk MPOSHTEN, LUFTOJNË për gjithçka.

I tillë është edhe Erind Spahiu, 18-vjeçari nga Kukësi, i cili ndonëse i sëmurë prej vitesh, vijoi studimet e larta në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe nuk u shkëput nga librat për asnjë çast.

I vënë përballë një sëmundje që në lindje, ngushtim kraharori, ai nuk e humbi shpresën, se një ditë do të operohej, ndonëse nga mjekët konsiderohet si ndërhyrje mjaft e vështirë.

Kjo sëmundje i sillte probleme në mushkëri dhe zemër, duke humbur ndjenjat shpesh’herë, problem që zgjidhej vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale, pa të cilën ai nuk mund të jetonte më.

Operacioni kushtonte shumë shtrejtë, por falë dy miqve të mi, #AstritDobrusha dhe #SandërGavoci dhe une personalisht, bëmë të mundur kryerjen e operacionit, shumë të vështirë.

Është kënaqësi kur ke mundësi që të ndihmosh njerëz, sidomos në këtë muaj të Madhërishëm të Ramazanit.

I uroj shërim të shpejtë #Erindit, ndërsa dua të ftoj këdo që ka mundësi, që të ndihmojë njerëz që vërtetë kanë nevojë.

Jeta është e çmuar, ndaj secili prej nesh të jetë më afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë! ”

https://www.facebook.com/safetgjici/videos/420768418748251/?t=2

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.