65-vjeçari godet me çekiç në kokë gruan e më pas veten. Rëndë të dy
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një familje shqiptare në Itali, ku burri ka tentuar të vrasë gruan, duke e goditur atë disa herë me çekiç në kokë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit në Paullo, provincë e Milanos, ku 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në kulmin e sherrit me bashkëshorten, ka marrë çekiçin dhe e ka goditur tre herë në kokë, duke i çarë kafkën.
Më pas, duke menduar se ajo kishte vdekur, ai ka filluar të godasë veten me të njëjtin çekiç. Të dy ndodhen në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një komshi i çiftit, i cili ishte futur mes tyre për të ndaluar goditjet me çekiç.
Çifti shqiptarë kishin shkuar në Itali shumë vite më parë, ndërsa sipas fqinjëve, ata ishin një çift i qetë. Sherri mes çiftit, sipas policisë së San Donato, kishte shpërthyer për arsye të parëndësishme. Po sipas tyre, nuk ka ankesa të mëparshme nga gruaja kundër bashkëshortit të saj, i cili tani është nën arrest.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



