Ekzekutimi i ish-policit në Tiranë, arrestohet autori. Policia jep detajet
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ish-policit, 50 vjeçarit Arben Bilali ne Tirane.
Policia e Tiranes ben me dije se ka kapur dhe ndalohet autorin e dyshuar te krimit, nje 40 vjecar me inicialet Gj. C., i denuar me pare per disa vepra penale.
NJOFTIMI
Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:
Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”
Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



