Sulm me armë në ndërtesën qeveritare në SHBA, 12 viktima!
Të paktën 12 vetë u vranë dhe disa u plagosën të premten gjatë një sulmi në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.
Policia tha se i dyshuari, një punonjës ne kete qytet zbrazi armen me bresheri pa dallim ndaj te gjitheve, në një ndërtesë publike.

I armatosuri, identiteti i të cilit eshte bere publik, u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë. Zyrtarët thanë se një oficer u plagos.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, ne nje zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare.
Shumica e viktimave u gjeten në tre katet e ndërtesës qeveritare, tha shefi i policisë James Cervera. Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



