Pushuan reshjet e shiut,BASHA BËN THIRRJE: TË GJITHË NË SHESH!
Dy orë para protestës para kryeministrisë, kreu i PD, Lulzim Basha shprehet i vendosur dhe i prerëse, nuk do të ketë asnjë hap pas në aksionin politik të opozitës së bashkuar.
Në një postim në rrjetet sociale, lideri i PD ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive sot në ora 19:00, para kryeministrisë.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja”, shprehet i vendosur kreu i opozitës.
“Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!
Nuk durohet më!
Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”.
Këto janë mesazhet që përcillen në videon e publikuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



