E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata/ Ja se si Rama ftoi “skifterët”  e Laçit të vazhdojnë punën rregullisht në Itali
Politikë

Deklarata/ Ja se si Rama ftoi “skifterët” e Laçit të vazhdojnë punën rregullisht në Itali

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç ku vazhdoi fushatën e tij elektorale “i vetëm, trumfator” në zgjedhjet e 30 qershorit.

Por ajo që habiti në fjalën e tij përballë laçianëve ishte thirrja ndaj çunave të Laçit që të vazhdojnë punën në Itali, sepse për ta nuk kishte mbetur gjë për ta sepse sipas tij i ha Luli bashkë me njerëzit e tij.

Këtë thirrje Rama e lëshoi pasi bëri be e rrufe se nuk ka futur duart në xhepin e qytetarëve dhe ftoi ata ta besonin. .

Për sa kohë gabimet që mund të bëj apo dhe dështimet që mund të kemi nuk janë rezultat i qëllimit për të bërë keq, apo për të futur dorën në xhepin e njerëzve, apo në pasuritë që i takojnë të gjithë fëmijëve të këtij vendi, çfarë thonë ata mua më bëhet vetëm shëndet. Ata që do mendojnë rrugën e tretë po ua përsëris prapë çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie se tek kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha të gjitha kunati.”, iu drejtua Rama

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.