Peshkatarët gjejnë në det trupin e një gruaje. Policia jep detajet e para
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur nga peshkatarët mbrëmjen e sotme në zonën e Libofshës në Fier.
Policia bën me dije se viktima është rreth të 70-ve, ndërsa po punohet për identifikimin e saj.
Njoftimi i policisë:
Në datën 04.06.2019, në fshatin Ndërnënas, Libofshë, në bregun e detit është konstatuar nga peshkatarë të zonës një shtetase e pajetë.
Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det.
U bë transportimi i saj në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



