Përgjimet në “BILD”/ Avdylaj porosit për votat: Mos t’i fusi noj Gon Duka, ne jena për PS. Kur ke kohë që ta pishim një kafe?
Gazeta e njohur gjermane “BILD” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes Astrit Avdylajn, kreun e bandës kriminale të Shijakut, kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.
Në këtë përgjim dëgjohet teksa Avdylaj telefonon një person që i kërkon votën për PS.

KETU gjeni pergjimin audio
PERGJIMI:
Avdylaj: Si ia cove?
Votues: A je mirë?
Avdylaj: Si je
Votues:: Mirë vllai
Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin
Votues:: Oooo shef Astriti
Avdylaj: Heee, ca bone?
Votues:: A je mirë? Je i mirë për zotin
Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.
Votues:: Unë me të thënë…
Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe
Votues:: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë
Avdylaj: Faleminderit shumë
Votues:: Nuk bohet fjalë njëherë
Avdylaj: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin
Votues:: Me Jarin?
Avdylaj: Po
Votues:: Po, i them unë
Avdylaj: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur je kohë që ta pishim një kafe
Votues:: Kur të dush
Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do
Votues:: Mirë vlla
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



