E moshuara humb jetën kur gjen qenin e saj të ngordhur
Një qen i vogël 6 vjeç, ishte shoqëruesi i pandashëm i një të moshuare të vetmuar kur ajo mbeti e ve dhe humbi bashkëshortin e saj.
“Ajo ishte shumë e dashuruar me të dhe zemra e saj nuk mundi të përballonte goditjen kur e gjeti këlyshin të ngordhur në shtëpinë e saj”.
Deklarata e bërë për Cronache Maceratesi nga vajza e Rosa Marcantoni, 90 vjeç nga Civitanova Marche (Macerata), nuk lë asnjë dyshim për ndjenjën e thellë që e lidhi gjyshen me qenushin e saj, shkruan Tgcom24.
Kur gruaja e gjeti pa jetë në shtëpi, duke u kthyer nga disa veprime që kishte për të kryer në qytet nuk mundi të përballonte dhimbjen dhe mbeti pa ndjenja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



