E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihen në burg disa protestues, Ish-deputeti: Bisha e plagosur po jep shpirt
Politikë

Lihen në burg disa protestues, Ish-deputeti: Bisha e plagosur po jep shpirt

Është dhënë sot masa e sigurisë për 42 personat e arrestuar në protestën e 2 qershorit, ku 2 prej tyre janë lënë në arrest me burg, 3 në arrest shtëpi, dhe 37 të tjerë në detyrim paraqitje.

Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar ish-deputeti demokrat Flamur Noka, i cili është shprehur se po mbahen me urdhër të Edi Ramës.

 

Ai ka paralajmëruar se protesta e radhës, ajo e 8 qershor do të jetë historike dhe do t’i japë një leksion bandës që është në pushtet.

“Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në përballje me bandën në pushtet. E gjitha inskenim me urdhër politik, janë 26 qytetar që më 16 shkurt që janë të burgosur, vetëm se kanë protestuar, ndërkohë dalin skandale ku janë të përfshirë kryebashkiakë e deputet e kryeministri, fashikuj që prokuroria nuk mund ti zbërthejë por i zbërthejnë mediat e huaja.

Bisha e plagosur është duke dhënë shpirt, mjeranë të gjithë ata shërbëtorë të bandës në pushtet, se shpresojnë se mund ta mbajnë me dhunë policie revoltën qytetare.

Më datë 8 do jepet leksioni se nuk mbahet një bandë në pushtet, 8 qershori do jetë data që do shkruaj histori, do shpërthejë vullkani”, u shpreh Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.