E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleati i Bashës: U faktua blerja masive e votave, duhet të shpërndahet parlamenti. Të shmanget konflikti që Rama po…
Politikë

Aleati i Bashës: U faktua blerja masive e votave, duhet të shpërndahet parlamenti. Të shmanget konflikti që Rama po…

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, sëbashku me krerët e partive aleatë të PD-së, kanë organizuar një takim me banorët e Kamzës.

Gjatë fjalës së tij, Fatmir Mediu ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta është autoriteti i vetëm kushtetutës që duhet të ndërhyje dhe të shtyjë datën e zgjedhjeve.

 

Sipas Mediut, është kompetencë e Presidentit të garantoje unitetin e popullit dhe të shmangë atë që kreu i PR e quan, “konfliktin që po përgatit Edi Rama me 30 qershorin”.

“Presidenti Ilir Meta është autoriteti i vetëm kushtetues që duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Është kompetencë e tij kushtetuese të garantojë, unitetin e popullit. Konflikti që po përgatit Rama në 30 qershor, është kërcënim i hapur i interesave tona kombëtare.

Presidenti duhet të angazhohet në qëndrueshmërinë e sistemit tonë demokratik, i cili bazohet në pluralizëm dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bazohet në liritë dhe të drejtat e çdo qytetari mbi 18 vjeç, për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Rendi kushtetues ka rënë. Liritë politike janë peng i krimit dhe korrupsionit.

Me blerjen masive e votave, kërcënimet nga krimi dhe Rama te provuara me faktet qe kane dale bëjnë të detyrueshme shpërndarje e parlamentit.

Liritë ekonomike janë peng i parave të drogës, krimit, korrupsionit të lidhur me qeverinë”, thekson Mediu.

Mediu-aleatet-fsuhate

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.