Rama tregon skemën si do i mbrojë zgjedhjet më 30 qershor: Do filmohen të gjithë….
Kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të filmohen të gjithë ata që do të votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“I kemi marrë masat ne, do jenë më filmime çdo gjë, dhe do ketë dënime të forta. S’ke si të thuash që nuk isha unë në qendrën e votimit, por ishte vllai”, tha ai në “Real Story”.
Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvilloheshin dhe se ishte i sigurt 100%.
“Patjetër që jemi të sigurt. 100% të sigurt. Presidenti ka thënë nëse palët bien dakord unë jam dakord që ta shtynë. Por ka diçka që pala kryesore që jemi ne nuk jemi dakord. Presidenti ka qenë shumë korrekt për këtë gjë që ua kalon palëve. Ne nuk jemi dakord dhe kaq. 30 qershorin nuk e kemi vendosur ne. Është vendosur nga Kushtetuta”, u shpreh kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



