E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj: Sa të rritet Luli dhe t’i japë ‘sisë’ Saliu me Presidentin
Politikë

Veliaj: Sa të rritet Luli dhe t’i japë ‘sisë’ Saliu me Presidentin

Pyetja është kjo: Sa të rritet Luli dhe sa ti japë ‘sisë’ Saliu me Presidentin, çfarë do bëjmë ne të tjerët? Ai mund të mos jetë gati kurrë, se dakord nuk qenka gati tani, por kur ka qenë gati ai? I rrahëm në 2013-ën, i rrahëm më thellë në 2015-ën, i shkatërruam totalisht në 2017 dhe do superfitojmë në 2019-ën më datë 30- qershor”, tha Veliaj.

Duke ftuar qytetarët që në 30 qershor t’i drejtohen kutive të votimit, Veliaj shprehu domosdoshmërinë që ka mbajtja e tyre në datën e caktuar.

“Nëse në datë 30 qershor, sipas tij, nuk do ketë zgjedhje, në datë 1 do i hipi Presidenti shofer autobusit, do i japë ai autobusëve në Tiranë? Se mandati im mbaron. Nëse në datë 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, sipas tyre, do jetë Presidenti që do hapë varret? Do i hipë ai kamionit të qumështit? E kuptoni sa idioteske është kjo. Nuk ka kthim mbrapa në datën 30 qershor; ne do të vazhdojmë të mendojmë për fëmijët tanë dhe pyetja për çdo demokrat dhe për çdo anëtar të LSI sot është: I keni rregulluar edhe ju kalamajtë tuaj siç i kanë rregulluar këta? I keni edhe ju jashtë, me pasaporta të huaja? Nëse nuk  i keni, atëherë po bëjnë pazare me ju”, deklaroi Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.