E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta shtyu zgjedhjet, ja si e komenton gazetari i BILD vendimin e tij
Politikë

Meta shtyu zgjedhjet, ja si e komenton gazetari i BILD vendimin e tij

Gazetari i prestigjozes gjermane BILD, Peter Tiede ka komentuar vendimin e ndërmarrë nga Presidenti Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Duke thënë se shpreson që vendimi i Presidentit të mos ketë ardhur prej tij, Tiede shkruan që ndihet i nderuar nga marrja në konsideratë e publikimeve, ndërsa me përulësi shton se: Unë jam vetëm një gazetar.

“Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Dhe pastaj kjo. Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, shkruan ai.

Ndërkohë kujtojmë se vendimi i Presidentit vjen vetëm pak ditë pas publikimit të audio-përgjimeve nga ana e  Peter Tiede në BILD, audio-përgjime këto në të cilat flitet për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017 dhe lidhjen e eksponentëve të PS-së me grupin e Avdylajve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.