E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekreti i Metës/ Debati në KQZ, Biba: Akt juridik i pavlefshëm, nuk merret parasysh
Politikë

Dekreti i Metës/ Debati në KQZ, Biba: Akt juridik i pavlefshëm, nuk merret parasysh

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka kërkuar nga KQZ vijimin e punës për gjithë sa është parashikuar lidhur me datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, duke e konsideruar dekretin e sotëm të Metës për shfuqizimin e 30 qershorit si akt administrativ të pavlefshëm.

biba1

“Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh.  Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, cdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor. Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh. KQZ ka detyrimin të vijojë punën”- ka thënë Biba.

 

Sipas tij, ‘Ky dekret i dytë që shfuqizon atë të nëntorit, është akt administrativ i pavlefshëm’.

“Në kundërshtim me  nenin 108 të kodit të procedurave administrative, bie në kundërshtim me dispozitën urdhëruese të kodit. Bie ndesh me parimin e parashikuar nga neni 4 i kodit të procedurës administrative, sipas të cilit organet ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda kufijve të kometencave dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca. Presidenti ka diskrecion të caktojë një datë, por jo të shkojë përtej kësaj dhe akoma më keq të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Duke shfuqizuar sot dekretin e nëntorit vendi është pa datë zgjedhjesh”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.