E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Telefonatën me Bashën e kam të regjistruar”, Meta tregon bisedën me kreun e opozitës dhe i përgjigjet akuzave se është ndikuar nga Berisha e Kryemadhi
Politikë

“Telefonatën me Bashën e kam të regjistruar”, Meta tregon bisedën me kreun e opozitës dhe i përgjigjet akuzave se është ndikuar nga Berisha e Kryemadhi

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka treguar sot se vendimi i tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve nuk ka ardhur si rezultat i influencave të Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Monika Kryemadhit.

Meta ka deklaruar se vendimi ka ardhur për të çtensionuar situatën në mianifestimin e e opozitës, që sipas kreut të shtetit kishte informacione për akte dhune.

 

Presidenti ka deklaruar se Lulzim Bashen e ka informuar në orën19: 15, ditën e protestës dhe këtë telefonate Meta tha se ka të regjistruar.

“A influencoi në vendimit nga Basha dhe Berisha, ja po shtoj edhe Monikën? Ja po e shtoj dhe një politikan me provojë po thoshte që Presidenti e ka bërë për t’i shërbyer opozitës. Ky vendimi shërben kësaj partie që të përgatitet në kohë.

Zoti Basha e ka marrë vesh vetëm në orën 19: 15 të momentit të fillimit të mitingut përmes një telefonate zyrtare dhe për dijeninë tuaj zoti Basha nuk e ka ditur, që telefonata është regjistruar përmes sekretarisë telefonike.

Zotit Basha i është kërkuar që të ndërpritet mitingu në çdo moment që vendimi për të shfuqizuar zgjedhjet në mënyrë që të çtensionohej sa më shumë manifestimi apo grupet e caktuara.  Që të përfundonte sa me shpejt ai manifestim.

Ky vendim nuk behet për të plotësuar tekat e opozitës, por opozita ka çështje mjaft të drejta që i ngre, që i kam përkrahur edhe në pozitat e kryetarit të Parlamentit dhe kryetarit të LSI-së,

Po ashtu dhe opozita ka dhe tekat e saj. S’jam për të plotësuar taksat e opozitës, por as për të toleruar që Shqipëria përveç datave mjaft problematike që ka në historinë e saj, që nga 2 prilli, 26 maji, apo 14 shtatori, apo 21 janari të kishte dhe 30 qershorin”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.