E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LULZIM BASHËS I RREZIKOHET JETA, META THËRRET NË ZYRË KREUN E SHISH
Politikë

LULZIM BASHËS I RREZIKOHET JETA, META THËRRET NË ZYRË KREUN E SHISH

Pas bërjes publike të lajmit se kreut të PD, Lulzim Basha është i kërcënuar, presidenti Ilir Meta ka marrë masat e para.

Mësohet se Meta ka thirrur në zyrë kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe kreun e Gardës së Republikës.

Takimi urgjent është thirrur nga presidenti, i cili ka kërkuar informacione në lidhje me njoftimin jo formal që ka bërë ministri i Brendshëm ndaj rojes së kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar ditën e premte një prej shoqëruesve të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Mësohet se Lleshaj është takuar me punonjësin e Gardës së Republikës Feim Dollapi, duke i komunikuar këtij të fundit, se Bashës i rrezikohet jeta.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ka dërguar një letër ministrit Sandër Lleshaj.

Mes të tjerash Bardhi shprehet se ka qenë shoqëruesi i Bashës, ai që i ka informuar për takimin që është zhvilluar mes tij dhe ministrit të Brendshëm.

Sipas demokratit takimi është zhvilluar të premten në orën 15:00 në zyrën e Lleshajt në ministrinë e Brendshme. Ministri i ka komunikuar badigardit se ka informacione për rrezikun që i kanoset Bashës dhe i ka kërkuar Feim Dollapit një përgjigje verbale nga kreu i PD nëse ka nevojë për masa sigurie shtesë.

Më tej në letër Bardhi i kërkon Lleshajt se pse ky takim nuk ka qenë formal, dhe jashtë standardit profesional. Sipas tij nëse ka një rrezik duhet që takimet të ishin bërë sipas protokollit dhe jo me shoqëruesin e kreut të PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.